Tuesday, October 6, 2026
HomepafilterEkstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari nga Interpoli

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari nga Interpoli

Një shtetas kosovar i kërkuar me fletarrestim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia në Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar më 6 tetor ekstradimin e shtetasit me inicialet S.S.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘Pjesëmarrje në grupin e organizuar kriminal’ dhe ‘Kontrabandë me emigrantë’”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se ekstradimi është realizuar në bazë të legjislacionit në fuqi dhe falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Italisë.

Pas ekstradimit, i dyshuari i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram