Wednesday, October 7, 2026
HomeLajmeKosovëAmbasada gjermane e shqetësuar pas ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Ambasada gjermane e shqetësuar pas ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë thotë se i sheh me shqetësim ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Zëdhënësja e Ambasadës së Gjermanisë, Catalina Heine, tha për RTKLive se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion i pavarur gjyqësor dhe se pavarësia e tyre duhet të ruhet plotësisht.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion i pavarur gjyqësor, hibrid, i themeluar përmes ligjit të Kosovës dhe i sanksionuar në Kushtetutën e Kosovës. Qëllimi i tyre është të sigurojnë llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Për të përmbushur këtë mision, pavarësia e tyre duhet të ruhet plotësisht. Në përputhje me BE-në, ne i shohim me shqetësim të thellë ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës”, tha ajo.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, mbrëmë ka votuar ndryshimet e Projektligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram