Thursday, October 8, 2026
HomeLajmeKosovëHodaj prezanton në Mal të Zi modelin e Kosovës për mbikqyrjen policore

Hodaj prezanton në Mal të Zi modelin e Kosovës për mbikqyrjen policore

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, së bashku me bashkëpunëtorë, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Mbikëqyrja e brendshme policore si mjet kundër korrupsionit që mundëson krimin e organizuar: Qasjet dhe mekanizmat për parandalimin, zbulimin dhe ndjekjen penale”.

Konferenca po mbahet në qytetin e Barit, në Mal të Zi, dhe është organizuar nga OSBE-ja, ICITAP-i amerikan dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi.

Gjatë punimeve të konferencës, Hodaj prezantoi modelin e Kosovës për mbikqyrjen policore, të cilin e cilësoi si një nga modelet më demokratike, si dhe rezultatet e arritura nga IPK-ja në luftën kundër korrupsionit.

Ai gjithashtu prezantoi aktivitetet e IPK-së në drejtim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar me agjencitë homologe.

Në konferencë po marrin pjesë udhëheqës të agjencive për mbikëqyrjen e policisë dhe kontrollin e brendshëm, prokurorë specialë, përfaqësues të agjencive nga shtete evropiane, përfshirë Italinë, Austrinë dhe Rumaninë, si dhe ekspertë amerikanë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram