Wednesday, October 7, 2026
HomeLajmeKosovëHaradinaj: Dje u krye një punë e mirë në Kosovë, tani na...

Haradinaj: Dje u krye një punë e mirë në Kosovë, tani na duhet opozitë e fortë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si të suksesshme seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën u miratua ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë dhe u votua presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula.

“S’ka punë që s’mundet me u krye, sado e vështirë që është, kur ja bën mundin dhe do i lumi Zot. Dje u krye një punë e mirë në Kosovë, u votua ligji për kufizimet për Dhomat e Specializuara. Ky ligj e ndihmon të drejtën tonë. Urime Kosovë, urime Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, urime çlirimtarë që padrejtësisht po mbaheni në Hagë. Presidentes së zgjedhur, Justina Shiroka Pula, i uroj zgjedhjen, i uroj punë të mbarë”, ka thënë Haradinaj përmes një videomesazhi.

Ai më tej ka kërkuar krijimin e një blloku të fortë opozitar për përballjen me, siç ka thënë, keqqeverisjen.

“Qytetarë të dashur, ende punët tona mbetën pa u krye. Një punë e rëndësishme është përballja e keqqeverisjes në vend. Në demokraci, qytetari ka nevojë për opozitë të vërtetë, për opozitë të fortë. Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë e të pathyeshme”, ka shtuar Haradinaj.

Sipas tij, Aleanca është e gatshme të marrë përgjegjësi “për t’u përballur me keqqeverisjen, në interes të qytetarëve të Kosovës”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram