Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Sipas një deklarate për media të zëdhënësit të ambasadës së gjermanisë, Rudolph i ka dërguar një letër urimi presidentes së re.
“Gjermania dhe Kosova gëzojnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm. Ky bashkëpunim i ngushtë ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit dhe zhvillimit në rajon. Mezi pres të punoj me ju për të çuar përpara agjendën evropiane të Kosovës”, ka deklaruar Rudolph.

