Friday, October 9, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu: Përgjegjësia për vendin mbetet e përhershme

Haxhiu: Përgjegjësia për vendin mbetet e përhershme

Albulena Haxhiu, e cila për gjashtë muaj ka ushtruar detyrën e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, ka thënë se përgjegjësia për vendin mbetet e përhershme, pavarësisht kohës në të cilën u besohet detyrat shtetërore.

Haxhiu ka shkruar se sot ia ka dorëzuar detyrën Presidentes së zgjedhur, Justina Shiroka Pula.

“Detyrat shtetërore na besohen për një kohë, por përgjegjësia për vendin mbetet e përhershme”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se ndihet e nderuar që ka pasur mundësinë t’i shërbejë Republikës edhe në këtë detyrë, ndërsa ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve që, siç ka thënë, i besuan dhe e pritën me ngrohtësi.

Haxhiu ka vlerësuar se Presidentja e re e merr detyrën në një moment që kërkon maturi politike dhe gatishmëri për bashkëpunim.

Sipas saj, dallimet politike do të jenë pjesë e jetës demokratike, por ato duhet të shërbejnë për debat dhe vendime më të mira, duke ruajtur mundësinë për marrëveshje për çështjet me rëndësi për të ardhmen e vendit.

Haxhiu i ka uruar sukses Justina Shiroka Pulës në detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim institucional.

Ajo ka thënë se suksesi në përmbushjen e përgjegjësive të Presidentes së re do t’i shërbejë Kosovës, forcimit të pozitës së saj ndërkombëtare dhe besimit të qytetarëve në shtetin e tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram