Gazetari Jeton Sopa ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar, personin që, sipas tij, e ka sulmuar gjatë protestës së 5 tetorit.
Sopa ka thënë se rasti ka kaluar te Krimet e Rënda dhe se, me vendim të prokurorit, Gecit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Sopa ka deklaruar se nuk e ka njohur më parë personin që e sulmoi dhe se për këtë rast do të përballet me të në gjykatë.
Gazetari ka kërkuar nga Prokuroria dhe Gjykata që rasti të hetohet në tërësi, duke përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë apo të urdhërdhënësve të mundshëm.
Sopa ka thënë se kohëve të fundit kishte vërejtur persona të panjohur që e kishin vëzhguar dhe fotografuar, si dhe persona me maska në protestë.
Ai ka shtuar se gjatë karrierës së tij si gazetar nuk ka pasur asnjë padi për shpifje dhe asnjë demantim të ndonjë lajmi të tij.
Sopa ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, duke thënë: “Ju zotohem se nuk do të ndalem.”

