Në vend të Laguiole dhe Auvergne, mund të përdoret djathi mocarela i grirë ose Gruyere, dhe për të arritur një teksturë elastike, shefat e kuzhinës së sotme përdorin edhe krem gatimi të nxehtë…
Aligot është një pjatë ndërkombëtare karakteristike e zonës së Francës qendrore, më saktësisht rajonit L’Aubrac përreth Masivit Qendror .
Duket si fondue dhe përgatitet nga patate të ziera, hudhër, gjalpë dhe djathi vendas Tomme de Laguiole ose Tomme d’Auvergne . Të dy djathërat kanë një strukturë kremoze, ndërsa Laguiole ka një shije pikante arre.
Libri i famshëm i gatimit Larousse Gastronomique thotë se aligot përgatitet nga një kilogram patate të ziera, të përziera me gjysmë kilogrami djathë Laguiole të shkrirë, 30 gram gjalpë, dy thelpinj hudhre të shtypur dhe pak kripë e piper.
Legjenda thotë se kjo pjatë dikur përgatitej nga buka dhe djathi dhe më vonë u zëvendësua me patate me një përqindje të lartë niseshteje. Mund të shërbehet si pjatë më vete, ose si pjatë anësore me mish të pjekur ose salçiçe, dhe gjithmonë me verë të kuqe nga Auvergne. Në vend të Laguiole dhe Auvergne,
mund të përdoret djathë mocarela i grirë ose Gruyere , dhe për të arritur një teksturë elastike, shefat e kuzhinës së sotme përdorin edhe krem gatimi të nxehtë. Shikoni videon e Donal Skehan në YouTube

