Friday, October 9, 2026
HomeLajmeKosovëFinancat e paligjshme në fokus të Procesit të Berlinit në Prishtinë

Financat e paligjshme në fokus të Procesit të Berlinit në Prishtinë

Ministria e Financave e Republikës së Kosovës organizon nesër një ngjarje në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila do t’i kushtohet luftimit të financave të paligjshme dhe forcimit të integritetit financiar në rajon.

Ngjarja, me temën “Beyond Compliance – Ndërtimi i ekonomive të qëndrueshme përmes integritetit financiar”, do të mbahet në Prishtinë, duke filluar nga ora 09:30.

Në aktivitet pritet të marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, si dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Diskutimet pritet të fokusohen në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e financave të paligjshme, integritetin financiar dhe krijimin e ekonomive më të qëndrueshme në vendet e Ballkanit Perëndimor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram