Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, duke krijuar kushte për reshje lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 21 deri në 24°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 8 m/s.

