Friday, October 9, 2026
HomeLajmeKosovëFituan “Medaljen e Artë”, komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit

Fituan “Medaljen e Artë”, komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim pjesëtarët e FSK-së që e përfaqësuan vendin në garën ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol 2026”.

Në këtë garë, pjesëtarët e FSK-së arritën ta fitojnë Medaljen e Artë.

Jashari përgëzoi pjesëtarët e ekipit për rezultatin e arritur dhe në shenjë mirënjohjeje i dekoroi ata me medalje për arritje të rezultateve të larta, duke theksuar se përfaqësimi dinjitoz në gara të tilla ndërkombëtare pasqyron përkushtimin dhe gatishmërinë e FSK-së për të përmbushur me sukses detyrat dhe misionin e saj.

“Fitimi i Medaljes së Artë në ‘Cambrian Patrol 2026’ përbën një dëshmi të rëndësishme të aftësive profesionale, përgatitjes dhe qëndrueshmërisë së pjesëtarëve të FSK-së, duke konfirmuar progresin e vazhdueshëm në ngritjen e kapaciteteve të saj. Kjo arritje jo vetëm që nderon Forcën e Sigurisë së Kosovës, por njëkohësisht forcon imazhin dhe prestigjin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur për t’u përballur me çdo sfidë në aspektin profesional dhe janë të gatshëm t`i tejkalojnë këto sfida duke dëshmuar rezultat të lartë përkrah forcave ushtarake partnere dhe aleate”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram