Friday, October 9, 2026
HomeLajmeKosovëRrGK reagon për vrasjen në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon dhunën

RrGK reagon për vrasjen në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon dhunën

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shprehur shqetësim të thellë për vrasjen e një gruaje në Gjilan, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj. Në të njëjtën ngjarje dyshohet se humbi jetën edhe vëllai i saj, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

Në reagimin e saj, RrGK ka theksuar se asnjë konflikt apo mosmarrëveshje e mëhershme nuk mund ta arsyetojë vrasjen e një gruaje, duke kërkuar hetim të plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të personit përgjegjës.

“Dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, ndaj së cilës institucionet duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe pa vonesa”, thuhet në reagimin e RrGK-së.

Rrjeti i Grave të Kosovës ka bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror, si dhe për masa konkrete për parandalimin e dhunës dhe garantimin e sigurisë së grave.

Ndërkohë, RrGK ka bërë të ditur se ofron këshillim ligjor falas për viktimat e dhunës me bazë gjinore.

Dy persona, një burrë dhe një grua rreth 30-vjeçarë, dyshohet se u vranë me armë zjarri të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram