Friday, October 9, 2026
HomeLajmeKosovëUlutaş pret komandantin e ri të KFOR-it, i cili më 14 tetor...

Ulutaş pret komandantin e ri të KFOR-it, i cili më 14 tetor pranon detyrën

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në Shtabin e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë, gjeneralmajor Roberto Vergori, i cili do të marrë komandën e misionit KFOR XXXI.

Në ditët në vijim, dy komandantët do të bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të procesit të tranzicionit, për të siguruar vazhdimësinë e aktiviteteve të KFOR-it.

Ceremonia e dorëzim-pranimit të komandës së misionit është planifikuar të mbahet më 14 tetor 2026, në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë.

“KFOR-i vazhdon të përqendrohet në zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes. Misioni vepron në çdo kohë në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse në reagimin ndaj çështjeve të sigurisë”, njofton KFOR.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram