Saturday, October 10, 2026
HomeLajmeKosovëÇeku:Reforma do sjellë profilizim të universiteteve n`bazë të nevojave të vendit

Çeku:Reforma do sjellë profilizim të universiteteve n`bazë të nevojave të vendit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, tha se reforma do të sjellë profilizimin e universiteteve sipas potencialit të tyre dhe nevojave zhvillimore të vendit, rishikimin e programeve të studimit dhe një sistem të ri financimi që mbështetet në cilësi dhe rezultate.

“Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, në takim me rektoren Nurten Deva, menaxhmentin dhe Këshillin Drejtues, diskutuam për ndryshimet që po përgatisim në arsimin e lartë dhe shkencë. Reforma do të sjellë profilizimin e universiteteve sipas potencialit të tyre dhe nevojave zhvillimore të vendit, rishikimin e programeve të studimit dhe një sistem të ri financimi që mbështetet në cilësi dhe rezultate. Do të investojmë më shumë në kërkimin shkencor dhe në bashkëpunimin e universiteteve me industrinë. Mitrovica ka potencial të veçantë për t’u zhvilluar në fusha që lidhen me industrinë, teknologjinë dhe ekonominë e vendit. Synimi ynë është që këtë potencial ta kthejmë në mundësi konkrete për studentët dhe zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram