Monday, October 12, 2026
HomeEkonomiBQK-ja merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së në Tajlandë

BQK-ja merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së në Tajlandë

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga guvernatori Ahmet Ismaili, po merr pjesë në Takimet Vjetore 2026 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore, që po mbahen në Bangkok të Tajlandës, nga 12 deri më 18 tetor.

Sipas komunikatës së BQK-së, gjatë këtyre takimeve delegacioni do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe bankave qendrore, ku do të diskutohen zhvillimet ekonomike, stabiliteti financiar dhe mundësitë për bashkëpunim.

Guvernatori Ismaili do të prezantojë zhvillimet e sektorit financiar të Kosovës dhe reformat e BQK-së, me fokus në forcimin e stabilitetit financiar, modernizimin e sistemeve të pagesave dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram