Monday, October 12, 2026
HomeLajmeKosovëÇitaku: Dy prioritetet e PDK-së janë Haga dhe Këshilli i Evropës

Çitaku: Dy prioritetet e PDK-së janë Haga dhe Këshilli i Evropës

Kryetarja e grupit parlamentar të PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se procesi i apelit në Hagë dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës janë dy çështje me rëndësi të veçantë për diplomacinë parlamentare.

Pas mbledhjes, Çitaku tha se PDK-ja synon mbrojtjen e asaj që e cilësoi si të vërtetën historike të luftës së Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Për ne është shumë e rëndësishme diplomacia parlamentare, posaçërisht në dy pika: në mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së popullit të Kosovës për liri e shtet dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Çitaku.

Duke folur për raportet me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë, ajo tha se mospajtimet janë të mundshme dhe se ato duhet të diskutohen.

“Është normale që me aleatët, me partnerët ndonjëherë të ketë mospajtime. Është e rëndësishme të diskutojmë, ta sqarojmë me BE-në thelbin e këtij ligji — çfarë ai ligj kërkon, çfarë ai ligj synon”, tha ajo.

Çitaku theksoi se, sipas saj, ligji nuk synon shmangien e drejtësisë.

“Nuk kërkon ikje nga drejtësia, përkundrazi kërkon drejtësi dhe një proces të devijuar e të deformuar ta kthejë në binarë të drejtë”, deklaroi Çitaku.

Ajo shtoi se Kosova është partnere dhe se beson se përmes diskutimeve do të arrihet pajtueshmëri me partnerët ndërkombëtarë.

“Kosova është partner. Partnerët diskutojnë, debatojnë dhe unë jam e bindur që në fund do të ketë pajtueshmëri”, tha Çitaku.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram