Wednesday, October 14, 2026
HomeLajmeKosovëVdes një punëtor në Ferizaj, dyshohet se u rrëzua në një objekti...

Vdes një punëtor në Ferizaj, dyshohet se u rrëzua në një objekti në ndërtim

Një 54-vjeçar ka humbur jetën sot në Ferizaj, pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrumin e një objekti ku po zhvilloheshin punime ndërtimore.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës dhe ato të Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç patrullës policore, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë, ndërsa janë njoftuar edhe inspektorët e punës”, ka thënë Veseli.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili është informuar për veprimet e ndërmarra nga organet kompetente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram