Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot në Prishtinë ka takuar senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka falënderuar senatorët për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Ai ka theksuar nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në, duke vlerësuar se Kosova duhet të forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm.
“Për LDK-në, miqësia me Amerikën është pjesë e identitetit tonë. Ta ruajmë e ta forcojmë këtë miqësi është detyrë e përhershme”, ka shkruar Abdixhiku.

