Wednesday, October 14, 2026
HomeLajmeKosovëKomandanti turk viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Komandanti turk viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, ka pritur në vizitë gjenerallejtënant Sebahattin Kilinç, komandant i Komandës së Përbashkët Strategjike Ndërkombëtare.

Gjatë takimit, të zhvilluar në Komandën e Forcave Tokësore (KFT), u diskutua për proceset aktuale të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me theks të veçantë në avancimin e kapaciteteve të Komandës së Forcave Tokësore.

“Gjithashtu, pala turke ofroi përvojat e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë në zhvillimin profesional dhe ngritjen e kapaciteteve të personelit të FSK-së, përmes mundësive të shkollimit dhe trajnimit në Republikën e Turqisë”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të takimit, të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin dhe partneritetin ndërmjet forcave, si dhe shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të tij.

Gjeneral brigade Mehmet Lladrovci falënderoi gjenerallejtënant Sebahattin Kilinç dhe delegacionin e tij për vizitën, si dhe për diskutimin e hapur dhe konstruktiv.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram