Friday, October 23, 2026
HomeLajmeAmbasada e SHBA-së në Tiranë bën thirrje për protesta paqësore dhe vetëpërmbajtje

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën thirrje për protesta paqësore dhe vetëpërmbajtje

/ATSH/ – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, duke dënuar dhunën, trazirat dhe shkatërrimin e pronës.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ambasada thekson se dhuna, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme”, thuhet në deklaratë.

Ambasada amerikane u ka bërë gjithashtu thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram