Tuesday, October 20, 2026
HomeTurizëmKrahasimi i kostos së jetesës midis Prishtinës dhe Shkupit, Selanikut, Tiranës

Krahasimi i kostos së jetesës midis Prishtinës dhe Shkupit, Selanikut, Tiranës

Prishtina renditet si qyteti me koston e jetesës më të lire ne raport me Selanikun, Shkupin dhe Tiranën, qofte per jetese apo turizëm. Kjo duke filluar nga qiraja, ushqimi dhe restorantet. Ne baze te nje grafiku Prishtina renditet me kosto me te ulet midis këtyre vendeve.Nw bazw tw statistikave tw platformave ndërkombëtare të krahasimit të jetesës. Prishtina vazhdon të ruajë një pozicion shumë favorizues sa i takon përballueshmërisë ekonomike, qoftë për banorët e saj ashtu edhe për vizitorët apo turistët që e zgjedhin për një vizitë të shkurtër.   Në krahasim me qytetet e rajonit si Selaniku, Tirana dhe Shkupi, statistikat tregojnë diferenca domethënëse:Krahasimi i Kostos së Jetesës (Përfshirë Qiranë)Prishtina vs. Selaniku: Selaniku është rreth 79% më i shtrenjtë se Prishtina në total. Diferenca më e madhe vërehet tek shërbimet e restoranteve dhe kafeneve, të cilat në Selanik mund të jenë mbi dy herë më të larta.   Prishtina vs. Tirana: Tiranë shënon një rritje të ndjeshme të çmimeve vitet e fundit, veçanërisht në sektorin e patundshmërive dhe qirave, duke e bërë atë rreth 65% më të shtrenjtë se Prishtina. Çmimet e ushqimeve dhe restoranteve në Tiranë janë mesatarisht 40% deri në 60% më të larta.   Prishtina vs. Shkupi: Ndonëse Shkupi mbetet një nga qytetet më të afërta për sa i përket standardit ekonomik, Prishtina sërish mbetet opsioni më ekonomik, ku kostoja e përgjithshme e jetesës dhe e restoranteve në Shkup është rreth 10% deri në 22% më e lartë.   Pse Prishtina mbetet më e përballueshme?    Çmimet e qirasë për metër katror si në qendër ashtu edhe në lagjet përreth janë dukshëm më të ulëta në krahasim me këto qendra.  Sektori i Gastronomisë në Prishtinë është jashtëzakonisht e zhvilluar, por çmimet e shërbimeve (kafeja, vaktet e shpejta apo darkat në restorante) mbeten tejet konkurruese dhe të përshtatshme për xhepin e secilit. Për turistët e huaj, Prishtina dhe Kosova në përgjithësi ofrojnë një raport cilësi-çmim shumë të favorshëm, duke e bërë atë një destinacion ideal për udhëtime ekonomike (budget travel).ja disa krahasime:

Kostoja e jetesës, përfshirë qiranë, në Selanik është 79.4% më e lartë se në Prishtinë.

Çmimet e restoranteve në Selanik janë 123.0% më të larta se në Prishtina

Çmimet e ushqimeve në Selanik janë 70.8% më të larta se në Prishtina

Vakt në një restorant të lirë 5,00 ne Selanik €15,00 €

Vakt për dy persona në një restorant të nivelit të mesëm (tre pjata, pa pije)30,00  ne Selanik €60,00 €

Kostoja e jetesës, përfshirë qiranë, në Shkup është 19.5% më e lartë se në Prishtine.

Çmimet e restoranteve në Shkup janë 22.3% më të larta se në Prishtina

Çmimet e ushqimeve në Shkup janë 7.2% më të larta se në Prishtina

Vakt në një restorant të lirë5,00 € (308,06 den) ne Shkup €8.56     

Vakt për dy persona në një restorant të nivelit të mesëm (tre pjata, pa pije) 30,00 € ne Shkup 30,84 €    

Kostoja e jetesës, përfshirë qiranë, në Tiranë është 64.8% më e lartë se në Prishtina.

Çmimet e restoranteve në Tiranë janë 62.1% më të larta se në Prishtina

Çmimet e ushqimeve në Tiranë janë 46.3% më të larta se në Prishtina

Vakt në një restorant të lirë5.00 € ne Tirane 8.77 €

Vakt për dy persona në një restorant të nivelit të mesëm (tre pjata, pa pije)30,00 € ne Tirane 49.31 €. /Kosovatimes

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram