ATSH/ Protesta e shtatë që po zhvillohet në kryeqytet është shoqëruar sërish me akte dhune.
Pas marshimit drejt rrugës së Elbasanit, një grup protestuesish kanë thyer xhamat në hyrje të godinës së gjykatës së Apelit.
Më pas, protestuesit janë larguar nga institucioni dhe i janë drejtuar Ministrisë së Evropës për Punët e Jashtme.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Ndërkohë, policia gjithashtu ka nisur edhe shoqërimin e disa prej protestuesve.

