Tuesday, October 20, 2026
HomeLajmeKosovëRasti “Ibër-Lepenci”, në gjykatë dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes

Rasti “Ibër-Lepenci”, në gjykatë dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi gjyqësor në rastin e sulmit terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”.

Në seancë janë të pranishëm vëllezërit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të akuzuar për sulmin e 29 nëntorit 2024 në Varagë të Zubin-Potokut.

Prokurorinë në këtë rast e përfaqëson Armend Zenelaj, ndërsa palën e dëmtuar, ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”, Naxhije Sadiku.

Në kuadër të seancës janë paraparë të dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja, Tiana Viqentijeviq dhe Dejan Viqentijeviq.

Ndërkaq, mbrojtja ka njoftuar gjykatën se dëshmitari i tretë, Tribun Vojeviq, nuk do të paraqitet. Për këtë arsye, mbrojtja ka hequr dorë nga dëgjimi i tij.

Në këtë rast, përveç vëllezërve Viqentijeviq, është i akuzuar edhe Igor Dimoviq.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të pandehurit dyshohet se janë të përfshirë në sulmin me rreth 20 kilogramë eksploziv TNT, që shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e kanalit “Ibër-Lepenc”. Dëmi material ndaj ndërmarrjes është vlerësuar në mbi 376 mijë euro.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram