ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata e të qëndrueshme perëndimore, të cilat pritet të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era pritet të arrijë shpejtësi deri 14 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i ulët, i forcës 1-3 ballë.
Moti, 20 tetor 2026
1 nga 2



