BRUKSEL (Belgjikë) – BE prezanton strategjinë e saj të re për Arktikun.
KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Misionin e Stabilizimit të Integruar Shumëdimensional të Kombeve të Bashkuara në Republikën Qendrore Afrikane (MINUSCA).
KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Misionin e Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
MBRETËRIA E BASHKUAR – Vizitë shtetërore e sulltanit të Omanit, pritur nga mbreti Charles III.
BRUKSEL (Belgjikë) – Afati i fundit për AliExpress për të propozuar masa për pajtueshmërinë e BE-së me DSA.
BERLIN (Gjermani) – Vizita e presidentit mongol Ukhnaa Khurelsukh.
STRASBURG (Francë) – Tubim kundër pesticideve para Parlamentit Evropian.
STRASBURG (Francë) – Demonstratë ndërsindikale kundër një statusi të ri ligjor pan-evropian për kompanitë, i quajtur edhe “regjimi i 28-të”.
BUKURESHT (Rumani) – Parlamenti rumun do të votojë për qeverinë e Luca Niculescu./ atsh

