Tuesday, October 20, 2026
HomeLajmeKosovëUjërat e zeza shkaktojnë kundërmim dhe shqetësim te qytetarët 

Ujërat e zeza shkaktojnë kundërmim dhe shqetësim te qytetarët 

Prej ditësh, ujëra të zeza po rrjedhin në sipërfaqe në një pjesë të Rrugës B në Prishtinë, duke kundërmuar erë të rëndë.

Qytetarët thonë se kjo gjendje po bëhet e papërballueshme, ndërsa kërkojnë sanimin sa më të shpejtë të problemit, për shkak të rrezikut që, sipas tyre, paraqet për shëndetin e tyre.

“Shumë erë, sidomos fëmijët që po kalojnë tmerr. Pa vendosur shall ose diçka, të zihet fryma. Edhe askush nuk po vjen të thotë se do të rregullojë diçka. Shumë erë e keqe, nuk di çfarë të them tjetër. Tash fëmijët kemi për të shkuar t’i marrim, kur të vijnë këtu, tmerr është”. “”Mu po më habit qysh qeveria nuk ndërmerr masa, edhe ato institucione që janë kryesisht të dedikueshme për këtë punë, që një kohë të gjatë ky ujë ka shpërthyer edhe nuk ndërmarrin masa. Është shumë e turpshme, është shumë e turpshme për institucionet në fjalë”, ka thënë qytetaret.

 “Këtë kanalizim e kemi parë që është prishur, ka dalë prej kanaleve që dy javë. Ky problem është shumë shqetësues, sepse mund të përhapë shumë sëmundje. Është kanalizim me nevoja, me ujëra të zeza, me një fjalë”, ka thënë një qytetar.

Nga Drejtoria e Investimeve Kapitale në Prishtinë u tha se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka tentuar zhbllokimin e rrjetit, por ndërhyrja nuk ka rezultuar e suksesshme për shkak të një pengese në gyp.

Ndërkaq, nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftuan se tashmë kanë lidhur kontratë me një kontraktor, i cili nga e hëna do të nisë sanimin e problemit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram