Thursday, October 22, 2026
HomeLajmeKosovëAktakuzë për vrasje të rëndë në Klinë, i dyshuari akuzohet se vrau...

Aktakuzë për vrasje të rëndë në Klinë, i dyshuari akuzohet se vrau vëllain

Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet J.J., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 21 mars 2026, rreth orës 15:00, në fshatin Bokshiq të Komunës së Klinës, pas një mosmarrëveshjeje për çështje pronësore.

“I pandehuri, pas një mosmarrëveshjeje për çështje pronësore ndërmjet viktimës dhe babait të tyre, dyshohet se ka marrë një armë zjarri nga shtëpia dhe ka shtënë katër herë në drejtim të viktimës, vëllait të tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka pësuar gjakderdhje të madhe të brendshme dhe të jashtme, për shkak të dëmtimit të arteries në këmbën e majtë, dhe më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në njoftim bëhet e ditur se i pandehuri dyshohet edhe për posedim të paautorizuar të armës së zjarrit dhe municionit.

“I pandehuri e ka mbajtur dhe poseduar pa autorizim një pistoletë të kalibrit 9×19 mm, së bashku me një karikator dhe dhjetë (10) fishekë të të njëjtit kalibër, për të cilën nuk posedonte leje nga organet kompetente”, thuhet më tej në njoftim.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram