Friday, October 23, 2026
HomeLajmeKosovëNë Prishtinë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Në Prishtinë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Në Prishtinë ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal, ndërsa qytetarët mund të marrin vaksinat në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) më të afërta, aty ku funksionojnë njësitë e vaksinimit.

Sipas njoftimit të Njësisë së Vaksinimit në QKMF Prishtinë, qytetarët duhet të kenë me vete letërnjoftimin për regjistrimin e të dhënave në sistem. Për fëmijët e vegjël kërkohet certifikata e lindjes me numrin personal.

Vaksinimi në QKMF zhvillohet nga ora 07:00 deri në 20:00, ndërsa në QMF-të e kryeqytetit nga ora 07:00 deri në 13:30.

Qytetarët mund t’i drejtohen qendrës më të afërt të mjekësisë familjare ku ofrohet shërbimi i vaksinimit për të marrë vaksinën kundër gripit sezonal.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram