Friday, October 23, 2026
HomeLajmeKosovëASHAK-u mirëpret Auron Rrokajn, Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave në Shqipëri

ASHAK-u mirëpret Auron Rrokajn, Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave në Shqipëri

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka mirëpritur në një vizitë zyrtare Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, Auron Rrokaj, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve arkivore.

Gjatë vizitës, drejtori Rrokaj u njoh nga afër me punën e divizioneve të ASHAK-ut, ku zhvillohen proceset dhe veprimtaritë kryesore arkivore. Ai u informua për angazhimin e stafit dhe punën institucionale në pranimin, ruajtjen, përpunimin, mbrojtjen dhe digjitalizimin e trashëgimisë dokumentare të Kosovës.

Sipas njoftimit të ASHAK-ut, Rrokaj shprehu vlerësimin për punën e zhvilluar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, si dhe gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit institucional, përmes shkëmbimit të përvojave profesionale dhe avancimit të praktikave arkivore.

Vizita synon të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve arkivore të Kosovës dhe Shqipërisë, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim në ruajtjen, administrimin dhe promovimin e trashëgimisë dokumentare.

“Arkivat përfaqësojnë një burim të rëndësishëm të kujtesës historike dhe identitetit të përbashkët. Përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, ASHAK-u dhe Arkivat e Shqipërisë synojnë të kontribuojnë në ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj trashëgimie te brezat e ardhshëm”, thuhet tutje në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram