Friday, October 23, 2026
HomeLajmeKosovëKurti takohet me presidenten e BERZH-it, diskutojnë për investimet në Kosovë

Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, diskutojnë për investimet në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të enjten në mbrëmje në Shën Stefan me presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit.

Sipas njoftimit, Kurti dhe Renaud-Basso kanë vazhduar diskutimet nga takimi i fundit i mbajtur në prill në Londër, me fokus forcimin e bashkëpunimit dhe projektet infrastrukturore e ekonomike në Kosovë.

Kurti ka thënë se në mandatin e ri synimi është që partneritetet për investime të ndërtohen mbi prioritetet strategjike të Kosovës.

“Në këtë mandat të ri, synojmë që partneritetet tona për investime t’i ndërtojmë mbi prioritetet strategjike të Kosovës: sigurinë energjetike dhe atë ujore, mbrojtjen, transportin e qëndrueshëm dhe infrastrukturën”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se BERZH-i mbetet partner i rëndësishëm edhe në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Që nga anëtarësimi i Kosovës në BERZH, në vitin 2012, kjo bankë ka ofruar mbështetje financiare prej rreth 967 milionë eurosh për 151 projekte në sektorin publik dhe atë privat.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram