Friday, November 20, 2026
HomeLajmeKosovëGjobitet me 5 mijë euro Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës

Gjobitet me 5 mijë euro Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 mijë euro Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës për moskryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore lidhur me mbeturinat vëllimore dhe deponitë e dheut.

Sipas Pacollit, në deponinë e dheut të N.P.L. “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së deponisë.

“Pavarësisht njoftimeve të përsëritura, Drejtoria e Inspekcionit nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka theksuar se institucionet duhet të jenë shembull me veprimet e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe të mos neglizhojnë përgjegjësitë dhe masat që duhet të ndërmarrin për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave.

“Ligji vlen për të gjithë njësoj!”, ka shkruar Pacolli.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram