Monday, October 26, 2026
HomeLajmeKosovëAksident me fatalitet në Llapnasellë, vdes një motoçiklist rreth 30-vjeçar

Aksident me fatalitet në Llapnasellë, vdes një motoçiklist rreth 30-vjeçar

Një person rreth 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, që ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën Ferizaj–Prishtinë, në Llapnasellë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur mbërmë, rreth orës 23:11, dhe në të janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram