Monday, October 26, 2026
HomeLajmeKosovëKrim i rëndë, dyshohet se një grua u vra me sëpatë...

Krim i rëndë, dyshohet se një grua u vra me sëpatë nga kunati

Një grua është vrarë sonte në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj.

Pas rastit ka reaguar avokatja e viktimës, e cila ka bërë të ditur se e kishte përfaqësuar viktimën në raste të dhunës në familje.Përmes një postimi, Hoxha ka pretenduar se viktima, të cilës i është referuar me emrin Arlinda, është vrarë me sëpatë nga kunati.

Avokatja ka shkruar se gruaja i ishte përgjëruar të bënte gjithçka për të birin, duke i thënë se nuk i duhej jeta pa të.

“Por jo, Arlindën e vrau shteti”, ka shkruar avokatja, duke paralajmëruar se nesër do t’i publikojë të gjitha dëshmitë.Pretendimet për përgjegjësinë e institucioneve janë ngritur nga avokatja në reagimin e saj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram