Monday, October 26, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Abdixhiku kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar që përgjegjësitë e institucioneve të zbardhen deri në fund.

Përmes një reagimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se çdo zyrtar dhe institucion që ka trajtuar kërkesën e viktimës për mbrojtje duhet të japë llogari për veprimet e ndërmarra dhe detyrimet e papërmbushura.

Ai ka theksuar se Arlinda kishte paralajmëruar Prokurorinë për rrezikun ndaj jetës së saj tri ditë para se të vritej, por kërkesa e saj për ndihmë nuk përfundoi me mbrojtjen e nevojshme.

Sipas Abdixhikut, përgjegjësia për këtë rast duhet të përcaktohet qartë, ndërsa hetimi duhet të përfshijë çdo veprim dhe mosveprim të institucioneve që kishin për detyrë ta mbronin.

Kreu i LDK-së u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, duke theksuar se përveç drejtësisë për Arlindën, institucionet duhet të ndërmarrin veprime konkrete për mbrojtjen e grave të tjera që përballen me dhunë dhe frikë për jetën e tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram