Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 17 aksidente me të lënduar dhe 20 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2011 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 10 persona, 3 i ka dërguar në mbajtje.

