Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është takuar me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira fqinjësore, sigurinë rajonale dhe rrugën euroatlantike të të dyja vendeve.
Haxhiu theksoi rëndësinë e lidhjeve ndërmjet qytetarëve, duke riafirmuar mbështetjen e Kosovës për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.
Ajo vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

