Tuesday, October 27, 2026
HomeLajmeBotëUN Women: 1 në 4 viktimat e luftës në 2025 janë gra,...

UN Women: 1 në 4 viktimat e luftës në 2025 janë gra, dyfishim krahas 2021

Më shumë se 37 mijë civilë u vranë në konfliktet e armatosura gjatë vitit 2025, ndërsa gratë dhe vajzat përbënin një në katër viktima. Kjo sipas Raportit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2026 të realizuar nga UN Women.

Sipas gjetjeve të raportit, përqindja është dyfishuar krahasuar me vitin 2021.

Ndërkaq rreth 170 milionë prej tyre jetojnë njëkohësisht në zona konflikti dhe në varfëri ekstreme, me më pak se tre dollarë në ditë me shpenzime.

“Dhuna seksuale e lidhur me konfliktet mbetet një tjetër shqetësim serioz. Gjatë vitit 2025, OKB-ja verifikoi 9.788 raste të dhunës seksuale të lidhur me konfliktet, më shumë se dyfishi i rasteve të verifikuara një vit më parë dhe pothuajse katërfishi i shifrës së vitit 2022”, thuhet në raport.

Raporti evidenton gjithashtu hendekun mes rolit të grave në ruajtjen e paqes dhe përfaqësimit të tyre në vendimmarrje. Në vitin 2025, gratë përbënin vetëm 5 për qind të negociatorëve në 57 procese paqeje në mbarë botën, krahasuar me 7 për qind në vitin paraprak.

Në të njëjtën kohë, shpenzimet globale ushtarake arritën rekordin prej 2.900 miliardë dollarësh, ndërsa 40 për qind e organizatave të grave në zonat e prekura nga krizat presin të ndërpresin përkohësisht ose përgjithmonë aktivitetin për shkak të mungesës së financimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram