Në Radavc të Pejës qindra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë, teksa i dyshuar është kunati i saj, Albert Sylaj.
Me shpresën që ky të jetë rasti i fundit kur vriten gratë, familjarët kanë kërkuar përgjegjësi nga institucionet shtetërore, e po ashtu vendosjen e drejtësisë.

