Tuesday, October 27, 2026
HomeLajmeKosovëNjë person humb jetën në vendin e punës në Istog

Një person humb jetën në vendin e punës në Istog

Një person ka humbur jetën sot në mëngjes në vendin e punës, në fshatin Dubravë të Istogut, teksa dyshohet se i njëjti është zënë nga një lift gjatë kohës sa ishte duke punuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti kishte arritur pa shenja jete.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, Dëmtimi ose Heqja e Pajisjeve Mbrojtëse dhe Rrezikimi i Sigurisë në Vendin e Punës”.

Sipas policisë, përgjegjësi i punëtorëve është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram