Wednesday, October 28, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Shqiptarët në Luginë arritën rezultatin më të lartë që nga viti 2000

Kurti: Shqiptarët në Luginë arritën rezultatin më të lartë që nga viti 2000

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka folur edhe për zgjedhjet parlamentare në Serbi, që u mbajtën të dielën e kaluar duke vënë theksin te rezultati i shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe ndryshimet në skenën politike serbe.

Kurti tha se Koalicioni Shqiptar mori 27.607 vota, duke e cilësuar këtë si rezultatin më të lartë të shqiptarëve që nga viti 2000. Sipas tij, ky rezultat është për 1.233 vota më i lartë se ai i vitit 2020, kur shqiptarët fituan tri mandate.

“Me rritjen prej 35 për qind të koeficientit zgjedhor për pakicat kombëtare, ky rezultat ka ekuivalentin përllogaritës të 37.354 votave”, theksoi Kurti.

Ai tha se shqiptarët janë pakica e katërt për nga popullsia në Serbi, por në këto zgjedhje u renditën të dytët për nga numri i votave dhe të parët për nga mandatet, së bashku me hungarezët, ndër listat e pakicave kombëtare.

Duke komentuar rezultatet në Serbi, Kurti theksoi se lista studentore doli e para, ndërsa koalicioni i presidentit Aleksandar Vuçiq humbi shumicën parlamentare dhe lista e Ivica Daçiqit mbeti jashtë Kuvendit.

“Një çerek shekulli pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit, në fillim të shekullit XXI, edhe pasuesit e tyre politikë, Vuçiq dhe Daçiq, humbën”, deklaroi Kurti.

Kryeministri Kurti përgëzoi subjektet shqiptare për këtë sukses dhe falënderoi ato për bashkëpunim dhe koordinim në mes veti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram