Wednesday, October 28, 2026
HomeLajmeKosovëNis vendosja e protezave të gjurit në QKUK

Nis vendosja e protezave të gjurit në QKUK

Në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka arritur kontingjenti i parë i protezave të gjurit, duke shënuar fillimin e realizimit të këtij procesi dhe një hap drejt përmirësimit të qasjes së pacientëve në shërbimet ortopedike.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka nisur edhe procesi i decentralizimit të listave të pritjes për vendosjen e protezave të gjurit dhe të kokërdhokullës. Përmes këtij organizimi, synohet që pacientët të shpërndahen për trajtim ndërmjet QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme rajonale, varësisht nga kapacitetet dhe mundësitë që kanë institucionet shëndetësore.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), ky proces ka për qëllim lehtësimin e barrës së listave të pritjes dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve shëndetësore.

Gjithashtu, decentralizimi pritet t’u mundësojë pacientëve të marrin trajtim më afër vendbanimit të tyre, pa pasur nevojë që të gjitha rastet të trajtohen vetëm në QKUK.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram