Friday, October 30, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me vranësira mesatare, reshje shiu me intensitet të ulët

Moti në Shqipëri me vranësira mesatare, reshje shiu me intensitet të ulët

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, por nuk do të mungojnë dhe shtrëngatat afatshkurtra përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fryjë me shpejtësi deri në 13 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër10/21Diell re
Kukës10/15Diell re shi
Lezhë13/20Diell re
Dibër6/16Diell re shi
Durrës10/22Diell re shi
Tiranë11/22Diell re shi
Elbasan12/21Diell re shi
Berat9/22Diell re shi
Vlorë12/20Re shi
Korçë6/15Re shi
Gjirokastër6/23Re shi
Sarandë11/23Re shi
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram