Friday, October 30, 2026
HomeLajmeKosovëRasti i Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla mbajnë sot konferencë për media

Rasti i Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla mbajnë sot konferencë për media

Zyra e Kryeministrit ka pranuar dje raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt. Lidhur me këtë dhe veprimet e mëtejme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media sot në ora 9:00, në ZKM.

Sipas Zyrës për Informim të Kryeministrit, raportet do të shqyrtohen dhe analizohen në detaje, duke përfshirë rrjedhën e rastit, lëshimet e mundshme, trajtimin e papërgjegjshëm, neglizhencën dhe mosreagimin, si dhe përgjegjësinë institucionale, raporton RTKlive.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Sipas Policisë, suspendimet janë bërë në bazë të Ligjit të Policisë, udhëzimit administrativ për shkeljet dhe procedurat disiplinore, si dhe rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Ndaj zyrtarëve të suspenduar, IPK-ja është duke zhvilluar hetime paraprake lidhur me veprimet ose mosveprimet e tyre gjatë trajtimit të rastit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram