Protesta kombëtare në Prishtinë me moton “Drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara” ka vazhduar para institucioneve të vendit, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po mban protestë kombëtare në Prishtinë.
Sipas këtij kolektivi, protesta është shprehje e revoltës dhe solidaritetit kombëtar, nga Prishtina në Pejë dhe nga Mitrovica në Ferizaj.
“Protesta nuk ndalet derisa të vihet drejtësia në vend për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara. Shteti duhet të japë llogari”, thuhet në mesazhin e kolektivit.




