Shërbimi i Inteligjencës Rumune (SRI) ka njoftuar se ka zbuluar një rrjet sabotatorësh, të cilët pretendon se kontrollohen nga Rusia dhe objektivat e të cilëve janë objektet ushtarake dhe industriale në disa vende evropiane, raporton gazeta gjermane Focus.
Zyrtarët e inteligjencës publikuan gjithashtu një video që dyshohet se tregon një nga të dyshuarit duke kryer sulmin e 14 shtatorit.
Hetimi nisi pas një sulmi me zjarrvënie në ambientet e kompanisë së prodhimit të armëve Carfil SA në qytetin rumun të Brashovit. Sipas SRI-së, rrjeti përfshin disa qytetarë të ish-republikave sovjetike që jetojnë në Bashkimin Evropian.
Lista e objektivave mbërriti nga Rusia
Zyrtarët rumunë të inteligjencës pretendojnë se aktivitetet e grupit nuk ishin të kufizuara vetëm në Rumani. Koordinatorët rusë dyshohet se u kanë siguruar të dyshuarve një listë të gjerë të objektivave të mundshëm, duke përfshirë prodhues shtetërorë dhe privatë të armëve dhe objekte të tjera me rëndësi ushtarake dhe industriale.SRI beson se kjo është pjesë e një fushate më të gjerë sabotimi rus të drejtuar kundër vendeve evropiane.SRI beson se kjo është pjesë e një fushate më të gjerë sabotimi rus të drejtuar kundër vendeve evropiane.
Hetimet në lidhje me të njëjtin rrjet janë duke u zhvilluar edhe në Gjermani dhe Poloni. Dy të dyshuar janë arrestuar në Gjermani, ndërsa një i tretë është në kërkim në Poloni. Ndaj të dyshuarve tashmë janë nisur procedurat gjyqësore.
Ata rekrutohen përmes rrjeteve sociale
Shërbimi rumun përshkroi gjithashtu mënyrën se si rekrutohen sabotatorët e mundshëm.Shpesh fillon në mediat sociale, ku individëve u ofrohen para për detyra në dukje të padëmshme, të tilla si bërja e fotove ose vëzhgimi i objekteve të caktuara.
Pas detyrave fillestare, vijojnë kërkesa më serioze, përfshirë sabotimin. Sipas SRI-së, koordinatorët rusë përdorin gjithashtu shantazh për të siguruar bindjen e personave të rekrutuar.
Zyrtarët rumunë të inteligjencës paralajmërojnë se metoda të tilla krijojnë një rrjet operativësh që mund të veprojnë në vende të ndryshme evropiane, ndërsa personat që kryejnë sulmet nuk kanë nevojë të jenë të lidhur drejtpërdrejt me shërbimet ruse të inteligjencës.

