Wednesday, November 25, 2026
HomeLajmeBotëKaos në të gjithë Evropën, aeroplanët në tokë për shkak të kërcënimeve...

Kaos në të gjithë Evropën, aeroplanët në tokë për shkak të kërcënimeve me bomba

Skuadrat e anti-bombave kanë inspektuar dy aeroplanë pasagjerësh në Varshavë, një në Sofje dhe një në Murcia të Spanjës, pas një serie kërcënimesh me bomba që sollën kaos në trafikun ajror evropian sot, raporton BBC .

Mediat bullgare raportuan se një aeroplan nga Izraeli u ul në Sofje pasi një kërcënim për bombë u mor me anë të email-it. Në të njëjtën kohë, një fluturim nga aeroporti Heathrow i Londrës bëri një ulje të paplanifikuar në aeroportin Modlin të Varshavës, megjithëse fillimisht ishte planifikuar të ulej në aeroportin Chopin. Në bord ndodheshin 181 persona.

Sipas mediave daneze, alarmi për bombë mbërriti edhe për fluturimin Kopenhagen-Varshavë, dhe ai aeroplan u ul pa vështirësi ose devijim.Një fluturim i Ryanair nga Mançesteri bëri një ulje emergjente në Murcia, në jug të Spanjës, gjithashtu për shkak të një kërcënimi me bombë. Në bord ndodheshin 121 persona, përfshirë ekuipazhin.

Incidentet e ndara ndodhën një ditë pasi një fluturim i Wizz Air nga Lutoni bëri një ulje emergjente në Budapest, i shoqëruar nga një avion luftarak hungarez.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram