Një orë luksoze zvicerane me vlerë më shumë se 260,000 euro, e vjedhur javën e kaluar nga një dyqan në Tokio , është kthyer së bashku me një letër kërkim faljeje , raportuan disa media japoneze.
Vjedhja ndodhi javën e kaluar në distriktin Nakano, kur një burrë, duke u paraqitur si klient, provoi një Audemars Piguet me vlerë 46 milionë jen dhe më pas doli nga dyqani duke e mbajtur ende atë.
Megjithatë, çështja mori një kthesë të papritur, kur dyqani mori një pako më 1 nëntor që përmbante orën, së bashku me një letër të shkruar me dorë ku kërkohej falje, raportuan të hënën gazeta Asahi Shimbun dhe media të tjera, duke cituar burime anonime pranë hetimit.
Numri serial i orës i lejoi hetuesit ta identifikonin atë si artikullin e vjedhur . Kur u kontaktuan nga AFP, dyqani nuk pranoi të komentonte. Sipas Asahi Shimbun, policia e Tokios është ende në kërkim të burrit të dyshuar për vjedhjen.

