Policia Rajonale e Ferizajt po kërkon bashkëpunimin e mediave dhe qytetarëve për gjetjen e 13-vjeçarit Ismail Qekiqaj nga Deçani.
Në komunikatë Policia thekson se sipas informatave të pranuara, i mituri është larguar nga shtëpia, në fshatin Dardani të Ferizajt, më 01.11.2026, dhe se nga ajo ditë nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.
Me autorizim të prokurorit kompetent për të mitur dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Deçan, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e të miturit, me qëllim të ndihmës për gjetjen sa më të shpejtë të fëmijës.
Lidhur me rastin, Policia ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose në aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, ndërsa kanë shtuar se çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e tij. 

