Thursday, November 5, 2026
HomeLajmeKosovëKurti dhe Cassis diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Zvicër

Kurti dhe Cassis diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe kryesuesin e OSBE-së, Ignazio Cassis, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen e Zvicrës për Kosovën.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për zhvillimin dhe demokratizimin e Kosovës, si dhe e falënderoi për zgjatjen e mandatit të Swisscoy dhe rritjen e numrit të ushtarëve në kuadër të KFOR-it.

“Mbi themelet e forta të lidhjes sonë me Zvicrën, që u vunë nga mërgata dhe mikpritja zvicerane në kohëra të vështira për shqiptarët e Kosovës, po ndërtojmë e avancojmë marrëdhëniet si Republikë”, tha Kurti.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik, proceset integruese dhe rolin e Zvicrës në to, si dhe për përfaqësimin e Kosovës në OSBE.

Ndërkaq, Cassis e ftoi Kurtin në Samitin e Dhjetë të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Cyrih në prill të vitit të ardhshëm. Kurti, nga ana tjetër, e ftoi atë për vizitë në Shtëpinë e Kosovës në Davos, në janar. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram