Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se pas restaurimit të shkollës historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj, kanë përfunduar edhe punimet në ish-konviktin e saj.
Ndërtesa e vitit 1930, e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore të Ferizajt, ka marrë një pamje të re, ndërsa gjatë ndërhyrjes janë ruajtur vlerat dhe karakteristikat e saj arkitektonike.
“Me këtë ndërhyrje, edhe një tjetër aset me rëndësi historike i është kthyer qytetit”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

